Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka reaguar pasi KFOR-i ka deklaruar se për gjetjen e një zgjedhje në veri, duhet dialog.
Përmes një postimi në Facebook, Abrashi thotë se KFOR-i kërkoi pak kohë për heqjen e barrikadave, ndërsa sot pasi që janë bërë 14 ditë thotë të zgjidhet kjo çështje me dialog
“KFOR-i kërkoi pak kohë për heqje barrikadash, ndërkaq sot kur u bënë 14 ditë thotë të zgjidhet kjo çështje me dialog. Si ndodhi kjo që nga pak kohë për heqje të barrikadave të kalojmë te negociimi me krimin dhe bandat kriminale e të armatosura”, ka shkruar Abrashi.
Tutje, Abrashi shtoi se KFOR-i duhet të përmbush misionin e tij ose barrikadat i heq Policia e Kosovës
“Kjo është vërtetë e papranueshme. KFOR-i të përmbush misionin e tij ose barrikadat i heq Policia e Kosovës ashtu siç ka shprehur gatishmërinë dhe ka kapacitetin. Rendi dhe ligji nuk mund të dialogojnë me bandat kriminale”, ka përfundur Abrashi.
Më 10 dhjetor, grupe të serbëve në veri ngritën barrikada në rrugët kryesore që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar KFOR-it që të largojë barrikadat, ndërkaq ka thënë se ka kapacitete që këtë gjë ta bëjë edhe vetë.
Më 22 dhjetor, mijëra qytetarë serbë morën pjesë në një protestë në fshatin Rudarë të Zveçanit.
Ata i vendosën disa kushte për largimin e barrikadave, përfshirë lirimin e ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiq, i cili u arrestua si i dyshuar për organizim të sulmeve terroriste në zyrat e Komisionit Qendror Zgjedhor në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok./arbresh.info/
Lexo edhe:
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...