Google ADS

Abrashi: Projekti i rrethrrotullimit në Banullë të Lipjanit, lehtëson qarkullimin e veturave

18:06 | 27 Shtator 2020
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka vizituar sot komunën e Lipjanit.

Abrashi bashkë me kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmeti, deputetët Vlora Limani, Ilir Tasholli, Shkëlzen Hajdini dhe zëvendësministrin, Arton Ratkoceri, kanë parë nga afër finalizimin e punimeve në rrethrrotullimit në Banullë.

Sipas Abrashit ky projekt do të lehtësojë qarkullimin e veturave.

“Ditët e ardhshme do të bëhet ndriçimi dhe shenjëzimi, për tu kompletuar një rrethrrotullim që ishte zvarritur me vite. Fatkeqësisht ky udhëkryq ka qenë vend i shumë aksidenteve me fatalitet, shkaku i mos rregullimit për shumë vite”, ka thënë në një postimi në Facebook, Abrashi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme