Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi, gjatë një takimi me banorët e lagjes së “Muhaxherëve”, ka thënë se Prishtina ka nevojë për një kryetar punëtor që merret me problemet e qytetarëve, e jo siç e kishte për katër vjet, një kryetar që vetëm rri në zyrë, është dembel dhe nuk bën asgjë.
“Prishtina për katër vite nuk kishte kryetar, ai qëndronte në zyrë, ankohej, rrinte në Facebook dhe nuk bënte asgjë, në vend se të merrej ta zëmë me pastrimin e qytetit ose evitimin e problemit me qentë endacakë”.
“Pse nuk është përmbushur premtimi për çerdhe në çdo pjesë të komunës? Ku janë çerdhet për Veternik, Lagjen Qëndresa etj. Pse të ashtuquajturat çerdhe me bazë në komunitet, rastësisht menaxhohen nga asambleistë të Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës?”, ka shtuar pyetjen Abrashi, njofton Klan Kosova.
Abrashi ka shtruar edhe pyetje të tjera.
“Në cilën rrugë të Prishtinës është përmirësuar qarkullimi në këto katër vjet të qeverisjes së tij? Përveç mos-realizimit të premtimit për rregullimin e qarkullimit, rrugët e kryeqytetit nuk janë mirëmbajtur, pothuajse fare. Sot, rrugët e Prishtinës janë plot gropa e me asfalt të dëmtuar tej mase. Ka kontraktuar autobusë të rinj. Le të na tregoj pse nuk kanë ardhur të gjithë autobusët e kontraktuar? Pse nuk e ka ndërtuar garazhin për autobusë, si kusht i kontratës? Ku janë pritoret e autobusëve me tabela digjitale? Ku janë krijuar shiritat për autobusë?”.
Ai ka shtuar se nuk duhet të lejohet që Prishtina të humb asnjë ditë tjetër.
“Ne kemi projekte konkrete për arsimin në nivel lokal, për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, ne kemi projekte konkrete për punësimin e të rinjve, për avancimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive, për sektorin e bujqësisë dhe turizmit rural. Ne kemi projekte konkrete për menaxhimin e pronave publike në shërbim të qytetarëve, për rregullimin e urbanizmit, për investimet kapitale, për përmirësimin e shërbimeve publike dhe për nxitjen e investimeve”, ka thënë Abrashi.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?