Në prezantimin e radhës, kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arban Abrashi shpalosi programin e tij për urbanizmin e kryeqytetit, i cili parasheh masat dhe veprimeve konkrete për të ndërprerë degradimin, nëpërmes investimeve të fuqishme në pikat kyçe të qytetit.
Në një tubim të mbajtur të enjten Abrashi tha se gjatë këtyre katër viteve jemi dëshmitarë se asnjë projekt nuk u përfundua dhe asnjë metër gyp nuk u shtrua.
“Me programin tonë i cili u bazua në kërkesa konkrete të banorëve ne do ta kthejmë Prishtinën në një metropol përmes planifikimit urban. Të gjitha planet mandatore dhe hapësinore do të harmonizohen dhe do të vihen në shërbim të vizionit për Prishtinën një qytet kompakt, ku çdo lagje e saj do të trajtohet sipas konceptit zhvillimor të integruar dhe çdo projekt do të jetë në përputhje me kërkesat e qytetarëve”, tha Abrashi.
Ai shtoi se harta zonale do të bëhen në bashkëpunim me ekspertë të fushës përkatëse dhe përmes kompanive profesionale, ku do të hartohen duke iu përmbajtur në tërësi Ligjit për Planifikim Hapësinor.
“Harmonizimi i planeve dhe investimeve do të bëhet me një bashkëpunim të veçanta me kompanitë regjionale dhe komunale, nëpërmes një bashkëpunimi të veçantë me institucionet qendrore dhe agjencive tjera, me qëllim tëkoordinimit dhe planifikimit të përbashkët, duke evituar kështu mosmarrëveshjet”, potencoi Abrashi.
Sipas tij, do të kemi bashkëpunim dhe takime të rregullta me grupe të interesit si Shoqatën e Arkitekteve, stafin akademik universitar, ekspertë etj.
“Menaxhimi urban do të bëhet përmes ‘One-Stop-Shop’ për të operacionalizuar menaxhimin urban, shërbimet që lidhen me urbanizëm – duke përfshirë pronën, inspeksionin etj, ku do të riorganizohen si shërbime të integruara. Ky sektor do të përmbledhë shërbimet e urbanizimit për secilin distrikt të kryeqytetit”, tha Abrashi.
Sipas tij, hapësirat publike do të kategorizohen sipas nevojave të qytetarëve te Prishtinës ku çdo hapësirë publike do të destinohet për një ose më shumë funksione.
“Pranimi teknik i objekteve do të bëhet përmes lëshimit të lejeve për objektet e banueshme kështu do të mundësojë regjistrimin në kadastër, dhe se s’do të ketë problem për lëshimin e lejeve. Boshtin historik të Prishtinës do ta bëjmë duke lidhur Bulevardin Nëna Terezë me qendrën e vjetër dhe do te krijojmë boshtin historik si shëtitore reprezentative, që ruan kujtesën shekullore të qytetit”, tha Abrashi.
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...