Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka vizituar të dielën Hajvalinë, konkretisht ansamblin e saj, ku për të rinjtë ka premtuar përkrahje shumë më të madhe gjatë qeverisjes së tij në katër vitet e ardhshme.
“Gjendemi në Hajvali dhe dua t’u falënderoj për ftesën, për punën që po e bëni dhe për aktivitetet në kulturë. Në Hajvali ka shumë talente, por në këtë ansambël gravitojnë edhe të rinjtë nga fshatrat përreth”, ka thënë Abrashi.
Sipas tij, mbi 200 të rinj që ushtrojnë këtu, për fat të keq nuk kanë mundur të shpalosin talentin e tyre për shkak të mungesës së mbështetjes nga qeverisja në largim e komunës së Prishtinës.
“Prandaj, ne kemi plane konkrete për përkrahje të këtyre talenteve. Shumë shpejt do ta ndërtojmë Shtëpinë e Kulturës në Hajvali, në mënyrë që të gjithë artistët dhe krijuesit e Hajvalisë dhe ata përreth saj të zhvillojnë aktivitetin e tyre”, ka thënë Abrashi.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka premtuar se për Hajvalinë do të bëhet edhe shumë më tepër, por për projektet tjera do të flitet në takimet e ardhshme me banorët e kësaj pjese të Prishtinës. /arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?