Gjatë një vizite që i ka bërë Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Dega në Prishtinë, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë të mërkurën se për kategoritë e dala nga lufta do të ndërtohen banesa, do të ketë buxhet të veçantë për nevojat e tyre dhe do të ketë lirim nga tatimi në pronë për këto kategori, ashtu siç e parasheh ligji.
“Qasja jonë për kategoritë e dala nga lufta do të jetë bashkëpunuese nga dita e parë, dhe jo vetëm nëpër fushata, siç po synohet tani. Për banesat e përfunduara para katër vitesh nuk është formuar Komisioni për ndarjen e tyre. Tani në kohë fushate po insistohet që të bëhet një gjë e tillë. Për neve kjo është tërësisht e papranueshme. Familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët nuk e meritojnë një trajtim të tillë, që për hir të fushatës të ndahen banesat me vonesë prej katër
vitesh”, tha Abrashi.
Sipas tij, çdo kërkesë e shoqatave të dala nga lufta do të hasë në mirëkuptim në zyrën tonë dhe në buxhetin tonë, duke filluar nga ndërtimi i banesave për rastet sociale, aktivitetet tjera shtesë rehabilituese, lirimet tjera, siç është rasti i tatimit në pronë.
Abrashi pohoi se kategoritë e dala nga lufta janë anashkaluar nga komuna në katër vitet e shkuara, por kjo do të përfundojë më 22 tetor me fitoren tonë në zgjedhje.
Sylë Vitija, kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Dega në Prishtinë, ka thënë se “kërkesat tona deri më tani kanë hasur në vesh të shurdhër”.
Ai e ka falënderuar Abrashin për vizitën dhe ka i ka shpalosur nevojat shoqatës, “të cilat gjithmonë janë të bazuara në ligj”.
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...