Arban Abrashi, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shprehur kritika për qeverisjen komunale të Prishtinës. Abrashi është shprehur se Shpend Ahmeti, po e udhëheq komunën e Prishtinës në bazë të direktivave të koalicionit PAN.
“Ne kemi pas dy kundërlidhje te drejtoria dhe administrata e Komunës së Prishtinës, të cilat kanë qenë reagime publike, një ka qenë rritja e administratës që është bërë për të kënaqur apetitet e koalicionit të brishtë i cili është në komunën e Prishtinës, është koalicioni PAN ai i cili e udhëheqë në Komunë të Prishtinës së bashku me PSD-në, në mënyrë që të kënaqen apetitet dhe të marrin sa më shumë drejtori, është rritë numri i drejtorive dhe pak a shumë është tepruar, kjo ka qenë kritika jonë e parë pasi që nuk qeverisët mirë dhe nuk është shenjë e qeverisjes së mirë nëse rrisin në pafundësi numrin e drejtorive”, është deklaruar Abrashi.
Tutje, ai është shprehur se Ahmeti po tregon paaftësi menaxheriale. Sipas tij, qytetarët e Prishtinës po paguajnë çmimin e raporteve jo të mira të Ahmetit me drejtoritë që udhëhiqen nga njerëz të partive tjera brenda komunës së Prishtinës.
“Ahmeti është sikur mos të jetë kryetar i Prishtinës, sot drejtoritë udhëhiqen nga partitë politike që pak a shumë është PAN-i plus PSD-ja, ata marrin urdhra dhe japim urdhra në relacion me partitë e tyre politike, nuk i raportojnë fare ose shumë pak kryetarit dhe jemi dëshmitarë edhe nga vetë gazetarët edhe nga zyrtarët e tjerë brenda komunës që ai shumë shpesh herë edhe nuk takohet ose nuk flet fare me shumë drejtorë ose ka marrëdhënie të këqija, e qytetari i Prishtinës dhe Prishtina po e paguan at faturë fatkeqësisht.”
Në pyetjen se “A do kandidonte ai prapë si kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme”, Abrashi nuk përgjigjet, ndonëse ai tregon se LDK-ja po përgatitet me programe për kryeqytetin.
“Ka kohë për ato zgjedhje, por shumë njerëz kanë pa gabimet dhe mashtrimet që u janë bërë dhe njerëzit janë tregu shumë të sinqertë me ato premtime të mëdha dhe kërkojnë nga unë që shpesh herë të angazhohen më shumë por po pres që edhe këta pak të realizojnë nga programi i tyre përkundër që asgjë nuk po realizohet dhe pastaj edhe ne të shpallim edhe fushatën. Ka shumë dëme afatgjate, por edhe të pariparueshme në Prishtinë fatkeqësisht, Prishtinës i ka humbë shpresa dhe jeta në përgjithësi dhe kjo është faj i kryetarit të komunës pasi ai duhet të i jep shpresë dhe vullnet vet qytetit të Prishtinës dhe të fillojmë edhe të shpalosim programin tonë për një Prishtinë si do duhej të dukej në dekadën e ardhshme.”
Abrashi tha se Prishtina asnjëherë në historinë e saj nuk ka qenë më keq se sa tani . Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi në muajin mars kishte bërë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese duke pretenduar se ka pasur shkelje të procesit zgjedhor më 19 nëntor të vitit 2017, por kjo e fundit nuk i dha të drejtë atij.
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...