Lidhja Demokratike e Kosovës ka festuar pak para orës 00:00 në sheshin “Ibrahim Rugova”.
Festës me fishekzjarrë iu ka bashkuar kandidati i kësaj partie për të parin e kryeqytetit Arban Abrashi, kryetari i partisë Isa Mustafa, kryetari aktual i Lipjanit Imri Ahmeti. Ahmeti, Ismet Beqiri.
“Po mendoj që qytetarët e Lipjanit e kanë vlerësuar, angazhimin konsistonte e kanë vlerësuar punë që ne e kemi bërë gjatë gjithë mandatit dhe në formën më të mundshme sot në Lipjan është shënuar fitore e madhe e LDK-së. Kjo fitore është përsëritur për herë të parë pas luftës e ju thëne të drejtën asnjë herë kaq fitore madhështorë fitore më të furishme nuk kemi shënuar”, tha Ahmeti.
Ai i ka falënderuar qytetarët e Lipjanit për mbështetjen që i kanë dhënë LDK-së. Ndërsa, kandidati për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, i cili tha se ka kohë që kryeqytetit t’i kthehet udhëheqja e LDK-së.
“I treguam të metat e kësaj qeverisje në Prishtinë. I treguam njerëzve që bash asgjë nuk është bërë . Përveç Facebook-ut dhe kifleve asnjë punë tjetër e hajrit nuk është bërë. E jona është me kthye qeverisjen në Prishtinë , qeverisjen e mirë me i kryer punë njerëzve . Do të bëhen punë të mira e të mëdha që LDK-ja i ka lënë në gjysmë ..Po edhe me i bërë disa punë të mëdha që e bëjnë Prishtinën kryeqytet. Na kanë mbet edhe më pak se 4 javë me vulos fitoren përfundimtare ”, tha Abrashi.
Ai tha se për ata që nuk e dinë LDK-ja i ka mbi 210 mijë vota në gjithë Kosovën . Ai tha se Ismet Beqiri , i ka ndihmuar shumë , ku ky i fundit i ka ftuar gjithë ta votojnë Abrashin. Madje me modesti e ka falënderuar lagjen Kodra e Trimave nga ku vjen Beqiri.
“Jemi sot këtu për t’iu thënë gjithë atyre që në raundin e dytë, që mendojnë ndryshe, s’ka se si të jetë ndryshe se do të fitojmë në Prishtinë. Ia kemi dëshmuar dhe njëherë se Kodra e Trimave është dega numër një. I ka 1200 a 300 vota më shumë se ky që s’ka krahë“, tha Beqiri.
Ndërsa Lumir Abdixhku, shef i shtabit zgjedhor të LDK-së, ka pyetur se ku janë ata që kanë thënë se LDK-ja po bie . Abdixhiku tha se do t’i fitojnë dhe komunat në të cilat janë në balotazh.
“Ku janë ata që thonin se LDK po bien. LDK as s’ka ra. As se ka ndërmend me ra. LDK është parti e madhe. 220 mijë vota. Na kanë mbet edhe pak punë, me fitur Prishtinën, me fitua Vushtrrinë. Me i fitua dhe të gjitha komunat që janë në balotazh. E pesë komunat që I kemi fitua pa balotazh me i ba 15”, tha ai,.
Ndërsa të fala nga Peja i solli Kujtim Shala, i cili tha se fitorja atje është si në kohën e Ibrahim Rugovës. Ndërsa i ftoi të gjithë pejanët në Prishtine t’i ndihmojnë Arban Abrashit për fitore në Prishtinë.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?