Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi nga radhët e LDK-së përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka treguar se është lansuar Agjencia e punësimit, shkruan Arbresh.info.
Ai ka thënë se zgjedhjet e parakohshme nuk do ta ndalin përkushtimin për qytetarët e republikës së Kosovës.
Më poshtë mundë ta lexoni statusin e plotë të tij:
Mbi 500 vende të lira pune, vazhdojmë
Zgjedhjet e parakohshme ndoshta ndërhynë në sukseset e vazhdueshme, por rrugëtimin dhe përkushtimin tonë të përbashkët nuk mund ta ndalin.
Sot u bë lansimi i Agjencisë së Punësimit i Republikës së Kosovës, një sukses i madh fryt i punës së madhe për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.
Ky është edhe një hap përpara. Nuk mund të na ndalë askush!
Në web-in që lansuam sot janë mbi 500 vende të lira pune. Suksese!/Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...