Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka përjashtuar mundësinë që kjo parti të ketë koalicione në të ardhmen në nivelin qendror ashtu siç ka bërë në atë lokal.
Ai ka thënë se ka dallime ndërmjet dy niveleve dhe se në disa komuna kanë qenë të detyruar të lidhin koalicione për të përmbushur për të pasur shumicën në asamble, në mënyrë që të realizojnë programet e tyre ku qytetarët ua kanë dhënë besimin.
Abrashi në një intervistë për arbresh.info, tha se këto koalicione nuk do të kenë reflektim në nivelin qendror.
“Kjo assesi nuk duhet të thotë që do të kemi reflektim në nivel qendror. LVV-je dallon thellësisht prej partive tjera politike kemi një koncept krejt tjetër, kemi një program krejt tjetër”, tha ai.
VV ka arritur koalicione në disa komuna me PDK-në e LDK-në.
Por, njëjtë si Abrashi nuk është shprehur nënkryetari i kësaj partie dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.
Ai ditë më parë ka deklaruar se nuk e përjashton mundësinë që në vitin 2025 kur përfundon mandati i rregullt i Qeverisë Kurti, Vetëvendosje të bëjë koalicion me PDK-në ose LDK-në./arbresh.info/
lexo edhe:
Intervistë me deputetin Artan Abrashi| Priten zgjedhje dhe reformë brenda Vetëvendosjes
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...