Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi po kundërshton sondazhet, të cilat nuk po e rangojnë mirë këtë parti. Ai tha se janë duke punuar për konsolidimin e votës, e po ashtu që të ketë rritje në zgjedhjet që do të mbahen se shpejti.
Megjithatë, pas takimit të mbledhjes së kryesisë së LDK-së nuk ka përmendur ndonjë emër të mundshëm për kandidat për kryeministër.
Sipas tij, kanë diskutuar për kritere dhe kanë trajtuar një sondazh, që siç tha ai, tregon se LDK është mirë.
“Po gjithsesi që ka, por sot ka qenë një mbledhje e kryesisë ku është diskutuar zhvillimet pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Është diskutuar për kritere, e kemi trajtuar edhe një hulumtim, jo një sondazh rreth pritshmërisë e njerëzve të qytetarëve të Kosovës dhe brengat e qytetarëve qe kanë. Ditëve në vijim do të takojmë edhe të vazhdojmë edhe kriteret për deputetë por edhe emrat e mundshëm apo bartësit e listës. Edhe më shumë mobilizim në degë dhe nëndegë”, u shpreh ai.
Tutje, Abrashi theksoi se nuk i trajtuar emrat potencialë për kandidatë, megjithatë sipas tij kanë folur më shumë për kritere.
“Sondazhet LDK- në e qesin shumë më mirë se sa ajo çka po përflitet në disa të themi qoftë debate apo qoftë diskutime në ‘facebook’ që është pak a shume të motivuara financiarisht nga nuk e di nga kush. Ne synojmë që së paku të konsolidojmë votat tona dhe një rritje dhe fushatë më të mirë”, ka shtuar Abrashi, transmeton KP.
Abrashi derisa u pyet se si qëndron LDK-ja, pasi disa anëtarë të këtij subjekti në Ferizaj kanë kaluar tek Vjosa Osmani. E për çka ai thotë se nuk ka qarje të LDK-së dhe se qëndrojnë unik në qëndrimet e tyre.
“Jemi shumë më shumë unik. Nuk kemi asnjë brengë që dikush do të largohet apo do të qahet, ka pas një lëvizje apo dy që kanë qenë edhe lidhje familjare prandaj nuk kemi problem me qarje të LDK jemi të mobilizuar, po mobilizohemi edhe më shumë. Jemi unik në këto qëndrime, tani po diskutojmë kriteret dhe kandidatin në ditët në vijim”, tha Abrashi.
Ndërsa i pyetur për koalicione, ai tha se kjo çështje nuk është trajtuar, madje thotë se nuk është trajtuar as posti i presidentit për të cilin LDK ka insistuar. E gjitha që po diskutohet sipas tij ka të bëjë me organizimin e brendshëm brenda partisë.
“Nuk i kemi trajtuar ato, njëherë po merremi me vetveten, po organizimin e brendshëm, sa mund të punojnë nëndegët, sa mund të punojnë kryetarët e komunave dhe të degëve. Në ditët në vijim do i sqarojmë edhe koalicionet e mundshme”, u shpreh ai.
Ai u zotua se si parti janë unik, dhe se po merren me vetën, ku ka theksuar edhe se nuk kanë trajtuar koalicionet e as emrin e presidentit
“Nuk kemi asnjë brengë se dikush do të largohet ose do të qahet. Ka pasur një lëvizje apo dy por që kanë qenë edhe lidhje familjare. Prandaj nuk e kemi problem se do të ketë qarje. Jemi unik ne këto qëndrime”, shtoi ai. Abrashi tha se ditëve në vijim do të kenë shumë takime me degë dhe nëndegë. /Telegrafi/
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...