Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi thotë se kjo parti nuk mund të jetë përgjegjëse për një projekt që ai thotë është puro i LDK-së – Projektligji për rimëkëmbje ekonomike.
“Sot në rastin më të mirë kjo qeveri ka 47 deputetë. LDK-ja nga 28 ka ra në 26 deputetë. Nuk bëhet shteti kështu. Zgjidhja është të kthehemi te qytetarët”, tha ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.
Abrashi thotë pandemia është arsyeja kryesore që kjo qeveri duhet të shkarkohet.
“Pandemia është arsyeja kryesore pse kjo qeveri duhet të shkojë një ditë e më parë”.
Deputeti i LVV-së thotë se qytetarët pos mungesës së ndihmës nga shteti po dënohen nga qeveria edhe me masa ndëshkuese.
“Punëtorët e ndërtimtarisë janë duke u ballafaquar me masa shumë të rënda. Për ta qeveria nuk ka menduar për asgjë…Duhet të shtohet numri i inspektorëve të punës që këta punëtorë të mos shkelen”.
Abrashi thotë se LVV ka votuar shumë projektligje ndërkombëtare, por thotë se nuk mund të votojnë projekte politike që janë të LDK-së.
“Ju e dini se çfarë raporte ka Vetëvendosje me LDK-në, ne nuk mund të votojmë projekte politike të LDK-së”, tha ndër të tjera Artan Abrashi
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...