Abrashi: Nga Llapi nis fitorja e madhe për ruajtjen dhe ndërtimin e shtetit

22:35 | 3 Shkurt 2021
L G

Partitë politike sot kanë nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Kështu edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka nisur sot fushatën e saj.  Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Arban Abrashi thotë se është i bindur në fitore.

Madje gjatë një tubimi më elektoratin në Podujevë, Abrashi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se fitorja nis nga Llapi.

“Nga Llapi nis fitorja e madhe për ruajtjen dhe ndërtimin e shtetit”, ka shkruar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme