Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, e ka nënshkruar të mërkurën Deklaratën për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me Koalicionin e OJQ-ve KOMF.
Në deklaratën e nënshkruar me Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, Abrashi zotohet për përfshirjen e fëmijëve në qendër të agjendës qeverisëse në pushtetin lokal pas zgjedhjeve të 22 tetorit.
“Unë zotohem se do t’i shtyjë përpara të gjitha pikat e Deklaratës për Fëmijët që e kam nënshkruar sot. Shumica prej këtyre pikave janë pjesë e programit tonë për qeverisjen e Komunës së Prishtinës”, ka thënë Abrashi.
Abrashi ka shprehur konsideratat më të larta për Koalicionin e OJQ-ve KOMF në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve.
Ai është zotuar se puna në Komunën e Prishtinë do të jetë një derë e hapur për shoqërinë civile dhe do të përkrahen financiarisht projektet e tyre në interes të qytetarëve.
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...