Google ADS

Abrashi në Rimanishtë: Do t’ua kthejmë bujqve subvencionet që i meritojnë

20:15 | 15 Tetor 2017
Arbresh.info

Gjatë një pritje që iu bë kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, në familjen e Xhevat Lahut në Rimanishte, ai ka thënë se është e papranueshme se si komuna e Prishtinës vitet e fundit i ka zvogëluar subvencionet për bujqit, derisa në suficit i kanë tepruar 80 milionë euro.

“Komuna e Prishtinës ka abuzuar me buxhetin dhe qytetarët. Është paradoksale se si mbeten 80 milionë euro suficit ndërsa bujqve ju zvogëlohen subvencionet dhe çka është më e keqja në shumë raste nuk iu kanë dhënë fare”, ka thënë Abrashi.

Ai tha se sektori i bujqësisë subvencionohet nga niveli qendror dhe lokal gjithkund në rajon dhe më gjerë, pasi që bujqit përballen me konkurrencë të ashpër dhe rreziqe natyrore, për kultivimin dhe shitjen e produkteve të tyre.

Kandidati i LDK-së për Prishtinën, ka thënë se gjatë mandatit katërvjeçar fokusi do të jetë zhvillimi ekonomik lokal dhe krijimi i vendeve të reja të punës për të rinjtë e kryeqytetit, por edhe riaftësimi i atyre që kanë probleme të përfshihen në tregun e punës.

Abrashi ka thënë se me Fondin e Punësimit do të përkrahen të gjitha moshat, të cilat kanë humbur vendet e tyre dhe kanë probleme të përfshihen në tregun e punës, nëpërmes riaftësimeve profesionale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme