Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, i ka inkurajuar studentët e kolegjit “Iliria”, që të aplikojnë për punë praktike qoftë në ministri po ashtu edhe në kompanitë partnere që i ka ministria e tij.
Studentët e kolegjit “Iliria”, kanë pasur mundësi të kuptojnë sot edhe për pagën minimale dhe iniciativën që ministri Abrashi ka marrë që paga minimale të jetë e një trajtshme dhe jo ashtu siç është tani e përcaktuar në bazë të moshës. Sipas Abrashit, në Kosovë janë të punësuar rreth 347 mijë punonjës.
Abrashi: Në Kosovë punojnë rreth 347 punëtor
“Tre mujori i tretë i vitit të fundit , statistikat tregojnë se është numri më i madh që janë punësuar ndonjë herë në Kosovë i ka 347 mijë punëtorë që punojnë në Kosovë……Paga minimale është përcaktua me një vendim të më hershëm në dy kategori varësisht nga mosha. Ata të cilët janë më të ri, ata të cilët janë më të ri se 35 vjeçar është një pagë minimale më e vogël, kështu ata mbi 35 vjeçar i marrin 170 euro, varësisht që i bie diçka 150 euro. E para çka duam me bërë që do të ndodh gjatë muajve në vijim sepse duhet të kalojmë nëpër procedura duke përgatit me një vendim të Qeverisë. Ne po mundohemi me pas një pagë minimale e cila është e një trajtëshme, s’ka diskriminim në bazë të moshës. Ai që punon dhe është punë e njëjtë si ai 20 vjeçare, si ai 36 vjeçare apo 27 vjeçar, kështu që ne po mundohemi me pas një pagë minimale të një trajtëshme. Besoj që kjo do të ar rihet se ka konsensus edhe prej bizneseve të cilët janë ata që paguajnë pagat për mbi sektori publik i ka dikund 80 – 90 mijë të punësuar sektori privat është numri më i madh. Nuk është ide me e ngarkua sektorin privat por ekziston një pajtueshmëri me ata.”, tha Abrashi.
Studentët e kolegjit “Iliria”, kanë kërkuar të dinë edhe për punët praktike që iu ofron shteti dhe ministria. Abrashi ka thënë se fal memorandumit ata kanë mundësi të praktikës në ministri por edhe në ndërmarrjet partnere të ministrisë të kryejnë praktikat.
Abrashi: Ka mundësi praktike në ministri dhe kompani private
“Besoj që memorandumi i sotëm i hap rrugën për punë praktike në ministri . Po ju them me i përcjell programet që i përmenda ato trajnimet punë . janë ato ndërmarrje shumë të suksesshme të Kosovës që punojnë në shumë sektor edhe ato besoj janë mundësi të mira për punë edhe të ju ndihmojmë me praktika në ministri qoftë të themi ndërmarrje partnerët cilat i ka ministria”, tha Abrashi.
Ministri Arbashi ka diskutuar me studentët edhe çeshite të tjera që lidhen me këtë ministri.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...