Abrashi: Ndotja e ambientit në Prishtinë e nivelit helmues

19:37 | 22 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Abrashi ka dhënë disa këshilla për tejkalimin e gjendjes së rënë të ndotjes së ajrit në Prishtinë.

Abrashi përmes një postimi në Fabcebook, thotë se zgjidhje do të ishte zëvendësimi i transportit publik (autobusëve) dhe taksive nga lëndët djegëse në energji elektrike dhe benificimi i tyre me lirim nga tatimi për një periudhë kohore, transmeton KosovaPress.

Postimi i Abrashit:

Ndotja e ambientit në Prishtinë e nivelit helmues Ja cila është zgjidhja:

Zëvendësimi i transportit publik (autobusëve) dhe taksive nga lëndët djegëse në energji elektrike dhe benificimi i tyre me lirim nga tatimi për një periudhë kohore;

Ndalesa e lëvizjes së automobilave për një periudhë të caktuar kohore për regjione ku ka ndotje ekstreme;

Strategjia për zhvendosjen e industrisë nga qyteti në zonat e pa populluara;

Kyçja sa më e madhe e ndërtesave të banuara dhe shtëpive në sistemin e termokosit , që siguron mos shfrytëzimin e lëndëve alternative për ngrohje;

Zgjidhja e qëndrueshme për filtrimin e tymit helmues që del nga termocentralet Kosova A dhe Kosova B, me sistemin me modern të filtrimit të tyre;

Kontrolli strikt i shikimit teknik të automjeteve në kuptim të funksionalitetit të katalizatorëve dhe vendosja e një ligji të rreptë lidhur me kualitetin e naftës dhe benzinës;

Rivendosja e limitit të importimit të automjeteve jo më të vjetra se 8 vjet.

Kjo duhet të jetë faza e parë urgjente për përmirësimin e gjendjes ambientale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm