Gjatë vizitave në lagjet “Taslixhe” dhe “Kodra e Trimave”, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë se “nëpërmes votës së lirë, më 22 tetor do ta dërgojmë në shtëpi atë që nuk bëri asgjë për Prishtinën në katër vitet e shkuara”.
“Nuk është punuar në Prishtinë në katër vitet e shkuara. Asnjë shkollë nuk është ndërtuar, asnjë qendër e mjekësisë familjare, kanë rënë subvencionet në bujqësi, ndërsa për keqardhje në mungesë të hapësirave, sportistët e Prishtinës i kryejnë stërvitjet në Obiliq. Kjo është e papranueshme dhe do të marrë fund ditën e zgjedhjeve, me fitoren tonë”, ka thënë Abrashi.
Në lagjen “Taslixhe”, Abrashi është pritur nga ish-Presidenti Fatmir Sejdiu, me të cilin ka biseduar për nevojat e kësaj lagjeje dhe kryeqytetit.
Ndërsa Ismet Beqiri, sekretar i Përgjithshëm i LDK-së, ka thënë se “Kodra e Trimave” nuk e ka pasur kujdesin e merituar gjatë qeverisjes së kaluar, por me fitoren e Abrashit dhe kandidatëve të LDK-së për Asamble Komunale, do t’i kthehet dinjiteti kësaj lagje dhe gjithë Prishtinës./kk
Aksidenti i rëndë në Rashçe të RMV, policia në kërkim të per...
Përleshje me thikë në Prizren, arrestohen dy persona
Tragjedia në Vardar, tre të vdekur brenda makinës që u nxor ...
Aksidenti i rëndë në rrugën Rashçe-Saraj, gjendet makina që ...
Të paktën 17 të vrarë në sulmet në Gaza
Barcelona rrezikon humbje deri në 263 milionë euro shkaku i ...