Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi ka thënë se partia të cilës i takon është duke shënuar ngritje.
Përmes një postimi në Facebook, Abrashi ka shkruar se për më pak se dy javë LDK ka shënuar ngritje prej 2.9%, shkruan Arbresh.info.
“Të dhënat dhe anketimi nga terreni tregojnë për një trend stabil të rritjes të LDK-së. Për më pak se dy javë, LDK ka shënu ngritje prej 2.9 %”, ka shkruar Abrashi.
Ai më tej është shprehur i bindur se LDK do të dalë fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe do të udhëheq sërish me Qeverinë.
“Projeksionet për ditët e ardhshme janë edhe më pozitive. LDK do të fitoj dhe do të udhëheq Qeverinë. Vazhdojmë”, shkruan Abrashi. /Arbresh.info/
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...