Abrashi: LDK nuk vepron me inate, nuk do t’i mbajë qytetarët e izoluar

21:39 | 20 Mars 2018
Arbresh.info

Deputetja nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi në seancën ku po diskutohet për demarkacionin ka thënë se në këtë seancë nuk po flitet vetëm për lirinë e lëvizjes së qytetarëve por edhe për kufirin ems dy vendeve.

“Të gjithë ata që thonë se LDK nuk duhet të votoj për shkak se kjo qeveri e ka rrëzuar LDK-në ne mendojmë që kjo nuk bëhet me inate e interesa personale, ne nuk do t’i lëmë qytetarët e Kosovës pa integrim evropian vetëm për t’iua hakmarrë atyre që janë në pushtet”, ka thënë ai.

Sipas tij qytetarët janë ata që e vlerësojnë punën e Qeverisë.

“Kjo qeveri nuk do të duhej të qëndronte asnjë minut në pushtet por ne nuk do ta shfrytëzojmë këtë sepse ne i shikojmë interesat e qytetarëve e jo personale. Ne nuk do të veprojmë me inate, LDK është konsistente në vendimet e saj, nuk është hakmarrëse”, ka thënë ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme