Arban Abrashi nga LDK-ja ka thënë që koalicioni LDK – VV nuk ka mundur të krijojë një ‘Qeveri të shpresës’.
Sipas Abrashit, Vetëvendosje ka pasë një qasje jo të sinqertë karshi partnerit me të cilin po e formonin Qeverinë.
“Ideja themelore e kësaj qeverisje s’ka qenë e mirë. Fokusi s’ka qenë te temat e mëdha por te LDK-ja. Është gabim edhe deklarata e Konjufcës që tha se LDK po fshihet pas Grenellit”.
“Ka qenë një politikë e padrejtë dhe kjo është arsyeja pse Kurti qëndroi vetëm për 50 ditë si kryeministër. Kostoja për këtë po paguhet nga LDK dhe nga Kosova”.
Kjo pasi sipas Abrashit, LDK-ja ka bërë eksperiment me një kryeministër i cili për pak kohë ka bërë që të prishen edhe marrëdhëniet me SHBA-të.
“LDK nuk lejon një eksperiment, që dikush të vijë dhe të prishë marrëdhëniet . Ne e shpëtojmë edhe veten edhe Kosovën me daljen nga ky koalicion. Kryeministri në detyrë Kurti e ka shkarkuar pa asnjë faj Veliun. Kjo tregon që ka dashur të krijojë krizë në mënyrë që të ketë zgjedhje të reja në kohë të pandemisë”, ka thënë Abrashi në Edicionin Special në Klan Kosova.
Ai ka thënë që LDK-ja nuk i sheh si opsion zgjedhjet në kohë pandemie.
“LDK ka opsionet dhe idetë e veta që të udhëheqë me vendin. Ne mendojmë që vendi s’duhet të shkojë në zgjedhje pasi është kohë pandemie. Edhe po të shkonim në zgjedhje, prap do të kishim një ngërç politik, nëse do ta marrim mandatarin do të kemi një koalicion të mirë”.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...