Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka thënë sot se për këto dhjetë ditë, nga sot që ka filluar fushata zgjedhore, qytetarët do të dëgjojnë premtime nga më të ndryshmet. Abrashi ka thënë se nuk do të bëjë premtime të mëdha, “nuk dua t’ju them se Kosova do të bëhet parajsë për një natë”, por ai ka shtuar se LDK bashkë më listën e saj, do të punojnë për gjenerim të vendeve të reja të punës, dinjitetin e pleqërisë për pensionistët, për mbrojtjen sociale të të papunëve dhe integrim në tregun e punës.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka bërë me dije se gjatë qeverisjes dy vjeçare, është dëshmuar se rritja ekonomike është e mundshme, ulja e papunësisë si dhe zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia sociale.
Këto dhe të tjera, ministri Abrashi i ka shkruar në një status në rrjetin social “Facebook” ku iu drejtua qytetarëve.
Shkrimi i plotë i Arban Abrashit:
Bashkëqytetarë të dashur,
Sot filloi fushata 10 ditore elektorale. Për këto dhjetë ditë do të dëgjoni premtime nga më të ndryshmet, prej atyre më të pamundshmeve e të pabesueshmeve dhe deri te ato më heroiket dhe fantastiket. Në fakt, ato tashmë jeni duke i dëgjuar që nja dy muaj nga disa kandidatë. Unë nuk dua t’ju bëj premtime të mëdha, nuk dua t’ju them se me ne Kosova do të bëhet parajsë për një natë. Ajo do të ishte gjëja më e lehtë që do të mund ta bëja. Unë mund t’ju garantoj vetëm një gjë: që me ne, me listën e LDK-së, me kryeministrin Hoti dhe ekipën tonë, do të punojmë shumë për gjenerimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë dhe të rejat tona, për punësimin e grave dhe sigurinë e pushimit të lehonisë, për dinjitetin e pleqërisë për pensionistët tanë, për ata që e ndërtuan këtë vend, për mbrojtjen sociale të të papunëve dhe të atyre me më pak fat se ne tjerët, për integrimin në tregun e punës dhe aftësimin profesional të tyre, për t’iu ndihmuar që ata ta ndihmojnë vetveten, për çdo person kreativ që të gjejë përkrahje për idenë e tij, për inovacionin e tij, për çdo grua dhe burrë në Kosovë që të shohin perspektivë në vendin e tyre dhe të besojnë se këtu ka ardhmëri për fëmijët e tyre, që ta mundim cinizmin dhe mosbesimin.
Unë nuk dua t’ju ligjëroj e as t’ju mbaj fjalime, por për këto dy vite e gjysmë sa qeverisëm me Kosovën ne e kemi dëshmuar këtë. E dëshmuam se rritja ekonomike në këtë vend është e mundshme, se ulja e papunësisë është e mundshme, se zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia sociale për të gjithë janë të arritshme, se shpresa për të ardhmen tonë është reale. Prandaj unë sot ndjehem konfident t’ju garantoj këtë, se e dëshmuam me punë që është e mundshme. Bashkë, të vendosur deri në fitore.
#LDK16
#ArbanAbrashi77
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...