Prishtina ka pasur një qeverisje shumë të keqe financiare dhe kjo është më se e pafalshme.
Kështu ka deklaruar kandidati i LDK-së për Prishtinën, Arban Abrashi, i cili e ka quajtur të pafalshme qeverisjen sic ka thënë ai të keqe financiare të Shpend.
Ai në një konferencë për media foli për menaxhimin financiar të komunës së Prishtinës nën qeverisjen e Shpend Ahmetit, duke theksuar se viti 2017-të, e ka gjetur buxhetin e kryeqytetit më të ulët sesa që ka qenë në fillim të mandatit të tij.
Sipas tij, gjatë katër viteve të qeverisjes të komunës së Prishtinës nga Vetëvendosje dhe Shpend Ahmeti, buxheti i planifikuar duke përfshirë bartjet nga viti në vit ka qenë diku rreth 306 milionë euro, kurse nga kjo shumë janë shpenzuar 233 milionë euro dhe kanë tepruar 72 milionë euro.
Abrashi shtoi se janë investimet kapitale ato që e kanë pësuar më së shumti, me një rënie prej 8 përqind të pjesëmarrjes së kapitalit në buxhetin total.
“Investimet kapitale kanë pësuar më së shumti dhe më së keqi gjatë kësaj periudhe. Pjesëmarrja e kapitalit në buxhetin total ka rënë nga 59 përqind, në fillim të mandatit në 51 në vitin 2017-të. Mesatarisht, vetëm 50 përqind e investimeve kapitale janë investuar në baza vjetore. Kjo është arsyeja që komuna e Prishtinës ka degraduar në katër vite të qeverisjes. Investimet kapitale të planifikuara për vitin 2014/2017 kanë qenë të planifikuara 141 milionë euro, kurse janë realizuar vetëm 71 milionë euro, përfshirë këtu edhe 10 milionë euro të cilat nuk janë investime kapitale, por që janë të klasifikuara si të tilla sepse ka pasur vendime gjyqësore të cilat janë ekzekutuar nga buxheti i investimeve kapitale. Prandaj, si investime kapitale në Prishtinë janë realizuar vetëm 61 milionë euro nga totali i 140 milionë euro. Pra marrë në total kanë humbur investime kapitale në shumë prej 80 milionë euro”, tha ai.
Sipas tij, edhe tek të hyrat vetanake mbizotëron një situatë jo e mirë, ku buxhetit të komunës i kanë humbur 25 mijë euro si rezultat i neglizhencës dhe mosangazhimit të menaxhmentit të komunës, pasi që nga 105 milionë euro gjatë katër viteve qeverisje janë realizuar vetëm 80 mijë euro.
Ndërkaq, Abrashi ka premtuar dyfshim të buxhetit gjatë mandatit të ardhëm qeverisës nëse del i pari në balotazh, duke shtuar se do të ketë edhe ulje të tatimit në pronë për kryeqytetasit.
“Gjatë qeverisjes së ardhme katër vjeçare buxheti i kryeqytetit do të dyfishohet dhe do të arrijë shumën rreth 500 milionë euro. Ne do të sigurojmë që investimet kapitale, janë dyfish më të larta dhe do të arrijnë dikur rreth 300 milionë euro vetëm investime kapitale. Do të rrisim pjesëmarrjen e investimeve kapitale në buxhetin e përgjithshëm së paku 60 përqind… Ndërsa në ndërkohë do të ulim ngarkesën e tatimit në pronë për qytetarët e Prishtinës”, tha ai.
Veç kësaj, Abrashi tha se gjatë qeverisjes së tij, do të nxisin diku rreth 1.2 miliard euro investime private në zonat ekonomike të cilat tentojnë t’i themelojnë në Prishtinë, përkatësisht në akset e reja rrugore./Indeksonline/
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...