Abrashi: Kishte buxhet por nuk kishte vullnet për ta përkrahur sportin në Prishtinë

12:57 | 8 Tetor 2017
Arbresh.info

Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Arban Abrashi, në vazhdën e fushatës elektorale ka mbajtur një takim me futbollistët e Kosovës së Prishtinës ku ka thënë se gjatë këtyre katër viteve, ka pas buxhet të mjaftueshëm, por nuk ka pasur vullnet për të përkrahur sportin në kryeqytet.

“Jo vetëm që nuk është ndërtuar asgjë e re në fushën e sportit në Prishtinë për katër vite, por është degraduar sporti në mungesë të mirëmbajtjes së kapaciteteve të ndërtuara më parë. Komuna e Prishtinës ka mjete për të përkrahur sportin, por në katër vitet e fundit nuk ka pasur vullnet për të përkrahur këtë fushë”, tha Abrashi.

Sipas tij, sporti dhe kultura në katër vitet e fundit nuk janë vlerësuar në Prishtinë dhe për pasojë sportistët dhe artistët kulminantë po e braktisin kryeqytetin.

Ai tha se për të nxitur të rinjtë që të merren me sport, po mendojmë që t’i funksionalizojmë ligat shkollore, e kemi bërë edhe buxhetimin e këtij plani, dhe po mendojmë që t’i rrisim subvencionet për klubet e Prishtinës.

Gjatë qeverisjes sonë do të ketë investim në fushat sportive, por jemi duke planifikuar që sportin ta ndajmë në tri nivele, atë shkollor duke i formuar ligat shkollore, deri tek ai profesionist.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme