Abrashi: Kërkesën për president e bëjmë për shtetin, jo për LDK’në

23:52 | 15 Janar 2020
Arbresh.info

Sekretari Organizativ i LDK’së, Arban Abrashi, ka thënë se kërkesa e LDK’së për postin e presidentit është legjitime.

Ai ka thënë se deklarata e nënkryetarit të VV’së, Besnik Bislimi, se propozimi i presidentit nga LDK duhet të marrë pëlqimin e VV’së para që të arrihet marrëveshja, është e gabuar.

“Kërkesën për president e bëjmë për shtetin, jo për LDK’në”, ka thënë Abrashi në T7.

Ai tutje e ka shpjeguar këtë në detaje.

“Është rrezik që vendi të udhëhiqet nga vetëm një parti. Posti i presidentit është shumë i rëndësishëm, pasi që ai emëron persona nëpër pozita kyce në institucionet e vendit”, shton ai.

“Ne kërkojmë të ruajmë vendin me një sistem checks and balances. Një kontroll të pushteteve. Është marrëveshja më fer e mundshme”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme