Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, në rrjetin social Facebook ka shpërndarë një dokument, që pretendohet të jetë lëshuar nga Ministria e Brendshme e Serbisë, ku jepet një paralajmërim për ushtrinë dhe policinë serbe “për ngjarje të panjohura që pritet të ndodhin më 24 shtator”.
Sipas Abrashit, pas Rusisë, mobilizimi po bëhet edhe në Serbi.
“Pas mobilizimit në Rusi, bëhet edhe mobilizimi në Serbi”, ka shkruar Abrashi.
Në dokumentin e publikuar nga Abrashi, që mban vulën e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të ashtuquajturës Sindikatë e Punëtorëve të Policisë, bëhet thirrje që “me rastin e ngjarjeve globale, që pritet të ndodhin më datë 24 shtator 2022, të mos krijohet frikë dhe panik sepse gjithçka do të përfundojë mirë”.
Aty flitet edhe për ata që “nuk e kanë kuptuar të vërtetën”.
“Të gjithë duhet të kalojnë nëpër këtë periudhë, sidomos ata të cilët nuk e kanë kuptuar të vërteten dhe atë që kanë besuar (masmdias dhe politikanëve). Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për Serbinë, por për të gjitha shtetet”, thuhet tutje.
Në fund, ushtarëve dhe policiëve u kërkohet që më 24 shtator të rrinë në kazermat dhe afër objekteve të tyre.
“Lutje të veçantë të gjithë pjesëtarëve të ushtrisë që të jenë në kazermat e tyre dhe pjesëtarëve të policisë të jenë afër objekteve të rëndësishme”, thuhet në fund./arbresh.info/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...