Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Arban Abrashi, ka thënë se kanë mbajtur Këshillin e Përgjithshëm ku është votuar për vazhdimin e procedurave për formimin e Qeverisë së re.
“Sfidat që e presin Kosovën janë rimëkëmbia ekonomike, dialog, riparimi i marrëdhënieve me SHBA dhe lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Besoj se shpejt do ta finalizojmë marrëveshjen. Kryetari Mustafa i është drejtuar me një letër partive tjera dhe përpos parimeve të përgjithshme që është biseduar është diskutuar edhe për profilin e ministrave që të jenë me kredibilitet dhe që s’kanë probleme me ligjin”, ka thënë Abrashi, njofton Klan Kosova.
“Nuk kemi problem me emrat e propozuar nga AAK”, ka shtuar ai derisa është konfirmuar nga pyetja se besimin e AAK-së për të qenë pjesë e Qeverisë së re e kanë marrë, Besnik Tahiri, Meliza Haradinaj, Blerim Kuçi, Selim Selimi dhe Ramë Likaj.
Abrashi ka thënë se sot kanë filluar negociatat me partitë tjera derisa ka thënë se nuk dihet se kush do të jenë ministrat e ri nga LDK.
“Besoj se ditëve në vijim do të thërrasim Kryesinë për të folur për emrat e ministrave. Synojmë të mbajmë 15 ministri, po bisedojmë për ndarjen e dikastereve”.
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...