Ministri në detyre i Punës dhe Mirëqenies Sociale. Arban Abrashi, i është përgjigjur përmes një postimi në Facebook kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.
Veseli sot e nisi ditën me një vizitë tek pensionerët, duke iu premtuar rritje të pensionit deri 200 euro.
Por Abrashi u lajmërua menjëherë me një pëergjigje, duke thënë se do të themelohet Fondin Pensional, që garanton rritjen e pensionit deri në 280 euro.
Ky është postimi i plotë i Abrashit:
Mirënjohje nga Lidhja e Pensionistëve të Kosovës
Në Kuvendin e Punës së Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, para disa ditëve, u nderova me mirënjohje për arritjet e përbashkëta me pensionistët, për ngritjen e pensioneve, kategorizimin e tyre e pastrimin e listave.
Ky është një vlerësim tejet i çmuar që më bëhet nga një komunitet njerëzish, për të cilët shpesh harrohet se kanë kontribuar dhe e kanë ndërtuar këtë vend.
Në mandatin e ardhshëm do të themelojmë Fondin Pensional, që garanton rritjen e pensionit bazik dhe pensioni kontributdhënëse deri në 280 euro.
Ju faleminderit shumë
Detaje të reja për rastin në Mal të Zi
Aksidenti i rëndë i mori jetën 24-vjeçares, policia arreston...
Luftë, vrasje, tensione dhe katastrofa, ngjarjet që tronditë...
Superkupa e Italisë: Sot dhe nesër zhvillohen gjysmëfinalet,...
Vdes Anton Berisha, ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme
Pas reagimit publik, von der Leyen fshin videon me Kosovën p...