Abrashi: Demarkacioni mund të dalë në Kuvend javën që vjen ose pas dy jave

12:29 | 8 Mars 2017
Arbresh.info

Zëdhënësi i Qeverisë dhe njëherësh ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi tha se nuk ka ndonjë datë specifike se kur do të shkojë në Kuvend ratifikimi i marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Sipas tij Demarkacioni mund të dalë në Kuvend javën e ardhshme ose pas dy jave. “Andaj, nuk ka ndonjë datë specifike për Demarkacionin”, tha Abrashi në Fol Hapur./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme