Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës, Izedin Bytyçi, kanë mbajtur konferencë për media për 2 milionë eurot e vjedhura nga Thesari i Shtetit me datën 9 tetor të këtij viti.
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka dhënë sqarime lidhur me një lajmë në media ku ka qarkulluar gjatë ditës së sotme, për ekzistencën transaksionit të 2 milion eurove të vjedhura nga Thesari i Shtetit.
“Në mëngjes kam ftuar sekretarin e ministrisë së infrastrukturës, Izedin Bytyçin, e më ka sqaruar dhe ma ka konfirmuar, se nuk ka qenë në dijeni për ketë transaksion. Lajmi që ka qarkulluar në media ka qenë lajm i pavërtetë dhe tendencioz”, ka thënë Abrashi.
Ndërkaq, ai ka thënë se këtë informatë sekretari e ka marr me datën 19 tetor, e me këtë janë dëmtuar taksat e qytetarëve.
“Këtë informatë sekretari e ka marr me datën 19 tetor, e pastaj ka lajmëruar Thesarin e Shtetit, Policinë dhe organe e rendit për këtë transaksion. Ministria e Infrastrukturës është palë e dëmtuar, janë dëmtuar taksat e qytetarëve, janë dëmtuar edhe shumë ndërtime të këtyre qytetarëve”, ka thënë ministri i infrastrukturës, Arban Abrashi.
Ndërsa sekretari i kësaj ministrie, Izedin Bytyçi, ka thënë se kam pranuar informatën në datën 19 tetor, por kjo vjedhje ka ndodhur nga Ministria e Financave.
“Unë si sekretar i Ministrisë së Infrastrukturës e kam pranuar informatën në datën 19 tetor, por kjo vjedhje ka ndodhur nga Ministria e Financave, këtë ditë e kemi lajmëruar ministrin e Financave me e-mail, e zyrtarë tanë kanë komunikuar me këtë ministri, ne nuk kemi pasur përgjigje nga ta”, ka thënë sekretari i kësaj ministrie.
Derisa ai ka sqaruar se këtë vjedhje e kanë lajmëruar Drejtorinë e Krimeve Ekonomike për këtë transaksion.
Ndërsa, ministri Abrashi mohoj se kompania e Shalës “LDA Group”SHPK, të ishte kontraktor i kësaj ministrie.
“Një informatë, ka qarkulluar lajmi që kompania ka qenë i kontraktuar në Ministrinë e Infrastrukturës, por nuk është i vërtet ky lajm, e nuk kemi kontratë të hapur me këtë kompani. Unë kam kërkuar nga sekretari të më tregoj dhe ai më ka sqaruar se ajo nuk është klient i ministrisë dhe nuk ka të bëj fare ose nuk ka pasur kontratë me ministrinë”, tha Abrashi./Arbresh.info/
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador