Google ADS

Abrashi apel për kujdes, kompanitë e kontraktuara janë duke pastruar rrugët nga bora

17:34 | 13 Shkurt 2021
S D

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka njoftuar se përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës, të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve.

Përmes një postimi në Facebook, Abrashi tregoi se kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve në kompetencë të MI-së, në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët nga bora dhe duke parandaluar ngricat e mundshme, me hedhje të kripës.

“Lusim vozitësit që t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së makinave, me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme në trafikun rrugor”, ka shkruar Abrashi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme