Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abidixhiku, i është përgjigjur akuzave të krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje se Përparim Rama ka fituar falë mbështetjes së PDK-së, ndërsa Shaqir Totaj në Prizren falë ndihmës së LDK-së.
Abidixhiku, tha se ofendohet qytetari i Prishtinës dhe Prizrenit nëse mendohet kështu.
Sipas tij, në shumë prej komunave në rundin e dytë kanë pasur garë me Partinë Demokratike të Kosovës dhe nuk mund të kishte një koalicion të tillë.
Abdixhiku sqaroi se në Prizren nuk ka pasur ndihmë strukturore dhe nuk pret koalicion tashmë me PDK që do të udhëheqë me Komunën, ndërsa në Prishtinë tha se i takon Përparim Ramës.
“Nuk ka pas ndihmëse strukturore (për PDK-në) në Prizren dhe nuk besoj që do të ketë koalicion në Prizren. Prishtina? Do të vendos Përparim Rama, ai është kryetar i Prishtinës, le ta zgjidh ai këtë punë”, deklaroi Abdixhiku.
Kryetari i LDK-së u shpreh se nuk do të interferojë në punën e asnjë kryetari Komune që vjen nga partia e tij, përpos që do t’i jap mbështetje politike.
“Po të më thoni se ku është Komuna e Pejës, për besë nuk e di. Atje Gaz Muhaxheri ka besimin tonë të plotë. Edhe Imri Ahmeti e edhe Përparim Rama. Ne mund vetëm t’u ofrojmë mbështetje të plotë politike. Do mbështesim projektet e tyre”, tha ai në T7.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...