‘Abi Çarshia’ shkon në Prokurori

10:37 | 29 Korrik 2019
Arbresh.info

Rrënimi i një pjese të ndërtesës në kompleksin “Abi Çarshia” ka sjellë përplasje të vazhdueshme mes inspektorëve dhe pronarëve të këtij kompleksi.

Drejtori i Drejtorisë së Inspektorateve Islam Thaçi ka bërë me dije sot se do të dorëzojë dosjen e rastit “Abi Çarshia” në Prokurorinë Themelore në Prizren.

“Sot (e hënë) në ora 11:00 drejtori i Drejtorisë së Inspektorateve, Islam Thaqi do të dorëzojë dosjen e rastit “Abi Çarshia” në Prokurorinë Themelore në Prizren thuhet në njoftimin e zyrës për informim të komunës së Prizrenit.

Pas kësaj është bërë me dije se drejtori do të ketë edhe një prononcim për media.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme