Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka këshilluar kryeministrin Albin Kurti se si duhet të vendoset reciprociteti me Serbinë.
“Ka diçka që e bënë të pa qartë reciprocitetin. Nëse do t’i përmbaheshe reciprocitetit të plotë do të duhej të fillonte në fushën e ekonomisë, që garanton kushte të barabarata për ndërmarrësit e dyja vendeve. Në qeverisje të tij ka import rekord nga Serbia. Nuk besoj se me këto masa Kryeministri po do me zgjedhë problemin me Serbinë”, ka deklaruar Tahiri.
Ai ka shtuar se duhet të kërkohet llogari për parimet e dialogut dhe aranzhimet e marrëveshjeve të reja, pasi thotë se Besnik Bilsmi nuk po duket se përfaqëson vullnetin e këtij Kuvendi.
“Ne i kemi parë ndryshimet e Kryeministrit në qëndrime dhe parime. Rasti i fundit ishte edhe marrëveshja për energji. Më shumë po duket si një lloj aranzhimi gradual prej të cilave duhet të dalin shumë tema tjera, përfshi edhe asociacionin për çka shihet se do të jetë pjesë e këtyre diskutimeve”, ka thënë Tahiri.
Aktualisht deputetët po deklarohen jashtë rendit të ditës, dhe debati kryesisht është fokusuar në lidhje me zhvillimet në veri të vendit./arbresh.info/
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...