Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka publikuar një fotografi me ish-presidentin, Hashim Thaçi.
Gjykata Speciale e Kosovës sot konfirmoi aktakuzën ndaj Hashim Thaçit dhe pas këtij konfirmimi, Thaçi tha dorëheqje nga posti i presidentit.
Është deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ai i cili ka publikuar një fotografi, për të cilën ka thënë se ka qenë fotoja e fundit që është realizuar në Presidencë gjatë kohës sa Thaçi ishte president, shkruan lajmi.net.
Postimi i tij i plotë:
Ishte kjo fotoja e fundit që bëmë brenda Presidencës, gjatë shkrepjes të së cilës, doja ta zhvendosja vetën në të ardhmen, ku do të bëjmë sërish foto të tilla së bashku. Duke të njohur nga afër, e dija se ti sërish do ishe i buzëqeshur e do na jepje kurajo, ne të tjerëve që s’gjenim kurajo përballë këtij zhvillimi. I tillë ke qenë edhe në ditët më të vështira, edhe në ditët më të mira. Jam shumë me fat që koha më ka rezervuar një vend për të qenë afër teje e në shërbim të kauzës së shtet ndërtimit.
I dashur President!
Mirupafshim, deri në triumfin e drejtësisë. Dalësh faqebardhë, siç dole faqebardhë nga lufta për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...