Abelard Tahiri premton 690 vende të reja pune në sektorin e sundimit të ligjit

19:04 | 10 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ministri i Drejtësisë, Ableard Tahiri, ka thënë se Buxheti i vitit 2018 përfshin rritjen më të madhe në gjashtë vitet e fundit në fushën e drejtësisë, rritje për të cilën thotë se është angazhuar shumë gjatë mandatit të tij.

“Miratimi i buxhetit në lexim të parë, është një lajm tejet inkurajues për mundësitë që po krijojmë në adresimin e nevojave për një zhvillim të qëndrueshëm të vendit tonë, përfshirë edhe fushën e drejtësisë. Me këtë rritje të buxhetit për sektorin e sundimit të ligjit që është më e larta në gjashtë vitet e fundit, po krijojmë mundësi konkrete për një sistem efikas të drejtësisë. Rrjedhimisht, 690 vende të reja pune do i bashkëngjiten këtij sektori, në mes tyre gjykatës, prokurorë, bashkëpunëtorë profesional të cilët do ndikojnë në uljen e numrit të lëndëve dhe shqyrtimin më të shpejtë të tyre, si dhe oficerë korrektues që do rrisin sigurinë dhe performancën e trajtimit brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës” (sic.), shkruan Tahiri në profilin e tij në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme