Abelard Tahiri përsëri ftohet për raportim

14:51 | 9 Korrik 2019
arbresh.info

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit do të diskutojë prapë në lidhje me procesin e rekrutimit të noterëve të rinj, administratën e sistemit të Drejtësisë dhe kërkesat e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës që lidhen me Ligjin e Pagave.

Për të njëjtën çështje, do të thërrasë përsëri Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri, për raportim.

“Të premten do të insistojmë që ministri Tahiri të vij në Komision dhe të flas për këto çështje. Shpresojmë që Ministri të ketë kohë të premten të vij në komision”, tha Haxhiu.

Në mbledhjen e sotme ministri Tahiri refuzoi, për siç thotë ai, të marrë pjesë “për politizimin e proceseve tërësisht profesionale dhe të bazuara në zbatimin e ligjit”./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme