Google ADS

Abelard Tahiri kritikon LDK-në dhe VV-në për keqqeverisje në Prishtinë

16:18 | 18 Tetor 2020
Arbresh.info

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, e ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje për keqqeverisje me Komunën e Prishtinës.

Sipas tij, çfarë do të duhej të ishte modeli i progresit e shembulli për t’u ndjekur gjithandej Kosovës, kryeqyteti, ende ka probleme elementare me ujë e kanalizim.

“Mbi 20 vite keqqeverisje, degradim e mashtrim me qytetin e Prishtinës. Çfarë do të duhej të ishte modeli i progresit e shembulli për t’u ndjekur gjithandej Kosovës, kryeqyteti ynë, ende ka probleme elementare me ujë e kanalizim”.

“LDK-ja dhe Vetëvendosja që qeverisën me Prishtinën deri më tani, nuk kanë treguar as kokrrën e pasionit për t’iu dhënë zgjidhje meritore problemeve, për shkak të pasionit të madh për t’ia zënë frymën qytetit me ndërtime e mbi ndërtime. Kësaj epoke të mashtrimit e keq menaxhimit, duhet t’i vijë fundi në zgjedhjet e ardhshme lokale”.

Abelard Tahiri kritikon LDK-në dhe VV-në për keqqeverisje në Prishtinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme