Google ADS

Abelard Tahiri: Kadri Veseli nuk është përgjegjës për rezultatet e PDK-së në zgjedhjet lokale

19:22 | 20 Nëntor 2017
M. A.

Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës i ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve lokale duke paraqitur qëndrimin e subjektit të tij partiak.

Tahiri në Info Magazine të Klan Kosovës ka folur për çështjen e përgjegjësisë partiake brenda PDK-së për rezultatin jo të mirë në balotazh.

“Në këtë proces zgjedhor, kryetari ynë, Kadri Veseli, ka pasur një angazhim të jashtëzakonshëm”.

“Unë nuk e bëj përgjegjës Kadri Veselin për rezultatet e balotazhit, sepse ishin zgjedhje komunale ku votohej për kandidatët veç e veç”.

“Në asnjë rrethanë nuk duhet të kërkohet dorëheqja e Kadri Veselit”, është shprehur Tahiri.

“Në Prishtinë, përkrahja e PDK-së për Arban Abrashin ka funksionuar dhe jemi angazhuar në luftimin dhe largimin e keqqeverisjes”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme