Abelard Tahiri i PDK-së: Njohja nga Serbia nuk i duhet Kosovës

10:03 | 23 Qershor 2021
M. A.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti është duke gabuar që po kërkon njohjen nga Serbia si qëllimin kryesor.

Sipas tij, nuk duhet që të jetë njohja qëllimi final sepse njohja është vetëm një krijim i marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve

Edhe nëse njohja ndodh dhe pengesën e kemi në Këshill nga Kina dhe Rusia realisht Kosova nuk po arrin me përmbyll fuqizimin e subjektit tonë ndërkombëtar pa pasë ulse në OKB nuk e kemi përmbyll

Nuk besoj që qëllimi jon final mos me kon njohja, njohja është vetëm një krijim i marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve, nëse kanë vullnet më bo ose nuk kanë vullnet më bo”, tha Tahiri në një diskutim me temën “Kapitull i ri mes dialogut Kosovë-Serbi”.

Tahiri me teje ka thënë se nuk ka transparence nga qeveria Kurti lidhur me dialogun

“Kurti s’ka pas fare transparence, nuk kemi pas njohur fare si opozitë. Këtu nuk kemi kujt me i ndihmu nuk kemi kuj me ju bashku sepse nuk ka një agjende nga qeveria Kurti qe mund të diskutohet mes partive në pushtet dhe opozitare”, tha ai./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme