Ky vendim, nuk i ndaloi deputetët të mblidhen për të diskutuar këtë çështje.
E para që ngriti shqetësimin në lidhje me refuzimet e ministrit Tahiri ishte kryetarja e komisionit Albulena Haxhiu, shkruan arbresh.info.
Sipas saj, Ministri e ka obligim kushtetues që të raportojë në komision.
“Siç ka qenë edhe publike, rendi i ditës është procesi i rekrutëve të noterëve të rinj dhe kërkesën e Sindikatës së Shërbimit Korrektues që lidhen me Ligjin e Pagave. Siç e dini, Ministri nuk ka pranuar të jetë pjesë e kësaj mbledhje. Është hera e dytë që e kemi thirrur Ministrin e Drejtësisë që të raportojë dhe është hera e dytë që ai refuzon të marrë pjesë. Ai e ka obligim kushtetues të vij dhe të raportoj pasi që thirrja s’ju është bërë nga partitë, por nga ne si komision”.
Haxhiu tutje kërkoi që pika e rendit të ditës ku ishte dashur të raportoj Ministri mos të hiqet, por me këtë nuk u pajtua anëtari i komisionit nga PDK, Hajdar Beqaj.
Ky i fundit tha se nuk ka kuptim të diskutohet për një çështje ku i pranishëm nuk është Ministri i Drejtësisë.
“Pajtohem që të heket pika e 7 dhe pika 2 pasi që s’o Ministri dhe s’kemi qa me diskutu. Nuk kemi qa me diskutu për çështje që ne e kemi thirr Ministrin. Ministri na ka dërgu një shkresë ku na ka tregu pse s’merr pjesë. Në të kundërtën ne s’kemi informacione”.
E që të diskutohet pa praninë e Ministrit nuk u pajtua as anëtari i AAK-së, Shkumbim Demaliaj.
“Këmbëngulësia jote është e panevojshme pasi që Ministri ka dërgu një shkresë dhe ka tregu pse s’do të jetë i pranishëm. S’ka arsye të diskutojmë, kur Ministri s’merr pjesë. Nëse në të ardhmen shihet se ka pasur implikim në këtë proces atëherë do të shikohen, por jo të supozojmë”.
Por, edhe përkundër reagimeve të deputetëve të PDK-së e AAK-së, komisioni përsëri votoi që të diskutohet për mos praninë e Ministrit në komision.
Madje kryetarja e këtij komisioni, Albulena Haxhiu, tha se është e tmerruar se si Ministri ka dërguar një letër, duke treguar se pse nuk do të marr pjesë në këtë komision.
“Është e pa precedent edhe letra që Ministri e ka dërguar. Kjo letër që Ministri e ka adresu në emër timin është skandaloze. Po të kishte përgjegjësi ai do të duhej të ipte dorëheqje. Kërkesa për raportim nuk është bërë në emër të VV—së, por ne si Komision ja kemi bërë këtë kërkesë”.
Për deputetin e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, kjo nuk është e rastësishme.
“Kryetarja është e partisë Vetëvendosje, por kjo para se gjithash është kryetare e komisionit. Kjo është e tmerrshme. Madje ai ka kërkuar mos të diskutohet në Kuvendin e Kosovës për komisionin e Shërbimit Korrektues me arsyen se s’duhet të politizohet Shërbimi Korrektues. Te provimi i noterisë, në të vërtet këtu ka vend dhe punë për prokurorinë. Kur i kom lexu lidhjet e ndryshme të njerëzve që e kanë kaluar provimin e noterisë, ma ka qu mallin si çështja e zanatlive”.
Paraditen e sotme, ministri Tahiri bëri të ditur se nuk do të raportojë para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.
Në këtë mbledhje parashihej të diskutohej në lidhje me procesin e rekrutimit të noterëve të rinj, administratën e sistemit të Drejtësisë dhe kërkesat e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës që lidhen me Ligjin e Pagave.
Ai refuzon, për siç thotë ai, të marrë pjesë “për politizimin e proceseve tërësisht profesionale dhe të bazuara në zbatimin e ligjit”./arbresh.info/(FOTO: Ruzhdi Pacolli)
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...