Analisti Faton Abdullahu po vlerëson se nuk ka dallime në mes të mesazheve të Gjermanisë dhe SHBA-ve lidhur me idenë për korrigjimin e kufirit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Sipas tij, kosovarët duhet të jenë tejet të kujdesshëm me interpretimet.
“Unë nuk shoh dallime dhe është e dëmshme nëse ne me interpretimet tona i vendosim në pozicione të kundërta. Nuk kemi fakte, këto janë indicie apo interpretime. Unë nuk i konsideroj të drejtpërdrejta”, tha Abdullahu, në Info Magazine të Klan Kosovës.
Abdullahu, që ishte këshilltar i ish-kryeministrit Isa Mustafa, theksoi se në qoftë se diskutohet për idenë e korrigjimit të kufirit, Presidenti Hashim Thaçi është ai i cili duhet të jetë shumë i qartë dhe jo, siç e quajti ai “kaq enigmatik”.
Ndërsa një marrëveshje përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, për analistin nuk është e mundshme këtë vit.
“Nëse flasim për arritjen e një marrëveshje këtë vit, konsideroj se është shumë rëndësishme të kuptohet se sa mund të krijojë marrëveshje ky konstalacion, ky kuvend, ky koalicion. A mund të jenë këta të determinuar dhe a mund të jenë këta unik?”
“Unë konsideroj që jo. Sot PAN nuk është unik për të qenë të fortë në përballje me Serbinë. Edhe shumë vite tjera ky koalicion nuk mund ta bëjë një gjë të tillë”, tha Abdullahu.
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...