Abdullahu: PDK për dialogun nga ka ndryshuar qëndrim, Qeveria të jetë më transparente rreth këtij procesi

17:25 | 19 Gusht 2022
E.H

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se qëndrimi i kësaj partie në lidhje me dialogun Kosovë–Serbi, mbetet i pandryshuar.

Abdullahu është shprehur se partia e tij pret që Qeveria e Kosovës të angazhohet bashkë me partnerët ndërkombëtarë në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila siguron njohje të ndërsjellë.

“Qëndrimi i PDK për dialogun mbetet i pandryshuar. Në presim nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet se bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë e posaqërisht SHBA dhe BE në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila siguron njohjen e ndërsjellë, duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë”, shkroi Abdullahu.

Ai ka ftuar Qeverinë dhe kryeministrin Kurti që të rrisë transparencën rreth procesit të dialogut.

“Është e domosdoshme që Qeveria të sigurojë koordinim të vazhdueshëm me SHBA, BE dhe NATO për të parandaluar çfarëdo mundësie për dhunë dhe bllokimin e lirisë së lëvizjes. Në të njëjtën kohe, ftojmë Qeverinë dhe KM që të rrisë transparencën rreth dialogut. Është mëse e rëndësishme që të shpalosen detajet e bisedimeve të djeshme në Bruksel, si dhe planet e qeverisë për të shtyrë procesin përpara”, tha ai në fund./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme