Njohësi i çështjeve politike, Faton Abdullahu duke komentuar zvarritjen e marrëveshjes ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se dy partitë ishin të pasinqerta me qytetarin e Kosovës, prandaj sipas tij nuk mund të jenë ndryshe as me njëra-tjetrën.
Abdullahu në një postim në Facebook shkruan se Vetëvendosje ka qenë vazhdimisht populiste, ndërsa LDK, ka qenë vazhdimisht e njëtrajtshme politikisht.
Ndryshe, ditë më parë Abdullahu kishte thënë se koalicioni mes VV-së dhe LDK-së është arritur dhe sipas tij është zgjidhur edhe ngërçi për çështjen e presidentit.
Lexoni të plotë postimin e Abdullahut në Facebook:
Edhe LV edhe LDK kanë qenë të pasinqerta me qytetarin e Kosovës, prandaj nuk mund të jenë ndryshe as me njëra tjetrën.
LV, ka qenë vazhdimisht populiste e cila e ka paraqitur të keqen e madhe si stërkeqje tragjike, vetëm për ta justifikuar sulmin ndaj oponentëve politik e cila shpesh ishte në diskrapancë me masën e nevojshme pragmatike për ta ndalur të keqen. Mandej LV qëllimshëm, ka premtuar të pamundurat si të arritshme të domosdoshme, vetëm për ti fituar kështu votat, sidomos të atyre qytetarëve që ishin në hall të madh për mbijetesë e jetë dinjitoze. Tash realiteti ua ndëshkon populizmin dhe mungesën e sinqeritetit me pamundësi për të ‘ardh dita’.
LDK, ka qenë vazhdimisht e njëtrajtshme politikisht, me çka hezitimin e ka shitur për urëti, kurse mungesën e dijes për të ofruar ndryshime e ka kamufluar kinse me pamundësi që kjo të bëhet me rrugë institucionaliste. Ajo i ka ofruar në zgjedhje qytetarëve, atë që nuk e ka pas brenda thelbit të saj, reformën dhe mendimin e guximshëm. Kjo ka qenë e mundshme vetëm me mashtrim optik politik. Para se ndryshimet dhe reformat të ndodhin në strukturat e LDK-së ato nuk mund të ndodhin kur partia e merr qeverinë. Partia duhet të reformohet para se ta marr pushtetin, përndryshe nuk i ‘Beso’n as vetes, as të tjerëve.
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...