Analisti politik, Faton Abdullahu, e ka analizuar situatën aktuale politike në vend, ku ka folur për vendimi e numërimit të votave të diasporën gjatë ditës së sotme dhe për marrëdhëniet ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së.
“Këto rezultate, numërime, mbase nuk do ta ndryshojnë atë që e kemi pak a shumë të qartë se kush është fitues e kush jo”.
“Qasja ime si ish-gurbetqar është që jam shumë pro që të numërohen të gjitha votat. Të mos demoralizohen ata, të numërohen gjithë votat e tyre. Ata që janë jashtë vendit janë në punë dhe janë shumë të zënë, e për këtë duhet të thjeshtësohet gjithë ky proces”.
“Ka shembuj të tjerë ku shtetet tjera që kanë gurbetqarë dhe këtë proces të votimit e kanë shumë më të thjeshtë”
“E shoh shumë të vështirë që Nisma ta kalojë pragun. Do ta kisha për shëndetin demokratik që Nisma ta kalojë pragun. Ndoshta me qasjen e saj do ta balanconte më mirë për dy forcat politike. Nëse VV p.sh. do ta kishte një ide dhe do të ishte më kryeneqe, LDK-ja do të kishte mbështetje ndoshta Nismën”.
“Këto dy forca politike kanë përgjegjësi para votuesve të tyre që ta bëjnë këtë qeveri. Votuesit kanë pasur preferenca në VV dhe LDK dhe kështu doli”.
“Këto dy forca politike, pra Vetëvendosje dhe LDK ndryshojnë shumë për të mos thënë që edhe kanë pasur dimensione armiqësore. Kjo prapë nuk d.m.th që nuk do të duhet t’i tejkalojnë këto pengesa dhe të mos shkojnë prapë në zgjedhje se do të na kushtonin miliona euro”.
“Përballë Serbisë, sidomos në çështjen e dialogut të jenë unikë. E di që janë dallime të mëdha dhe këtu duhet të përafrohen. Duhet shpresuar që këto forca ta bëjnë riparimin edhe në raportin me ndërkombëtarët”.
“Zonja Osmani ka sjellë simpati të mëdha dhe këto i ka konvertuar edhe në vota. Te LDK-ja duhet të pyeten një spektër i gjerë i njerëzve për të marrë vendime, nuk është si në VV që kemi një vertikalitet dhe është Kurti, ndërsa në LDK është një qasje tjetër”.
“Nuk e kam idenë se ku e ka zonja Osmani vendin. E di që ajo ka qenë në krye të vendit gjatë fushatës dhe duke iu falënderuar edhe asaj janë marrë shumë vota dhe për këtë shkak do të duhej të shpërblehej”.
“Tash e kam përshtypjen që Haziri po dëgjohet më shumë se Osmani e cila gjatë fushatës është dëgjuar më shumë. Pse qysh tek, mbase duhet e presim edhe pak”.
“Brenga ime është se a do të ketë pajtim sepse ka dallime të mëdha. Nuk e shoh ndonjë mrekulli. Ajo qe nuk e diskutuam sonte është se këto dy forca politike me gjithë çka kanë bërë me herët dhe çka do të bëjnë është se do të ballafaqohen me një opozitë. Është jo e kollajshme për të bërë ndryshime. Në të ardhmen e afërt besoj që do të ketë një rikonsolidim”, ka thënë Abdullahu në Klan Kosova.
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...