Analisti politik Faton Abdullahu ka komentuar zgjedhjen e kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai ka thënë se lideri i ardhshëm i kësaj partie duhet të jetë i pranueshëm edhe nga qytetarët edhe nga strukturat e brendshme, njofton Klan Kosova.
“Kandidatët që kanë thënë se mund të jenë liderë të LDK-së mund të ndryshojnë qasjen dhe koha është e ndryshme kur ata e kanë thënë këtë. Kushdo që do të kandidojë nuk do të ketë të vështirë sepse alternativa që e sjell LDK është e tillë, e kollajshme”.
“Nuk mendoj se duhet të bazohemi çka ka ndodhur në të kaluerën. Në LDK ka një disponim shumë pozitiv, energji dhe vetëbesim në kuadrot e partisë. Ka një simpati që është shtuar për LDK-në. Po e shoh në krahasim me punën që po e bën me koalicion aktual”.
“E rëndësishme për një lider të ardhshëm të LDK-së duhet t’i plotësojë dy kushte; Të jetë i pranueshëm nga qytetarët, shtresat e gjera dhe të jetë i pranueshëm nga strukturat e LDK-së. Kur bëhen bashkë këto është një premisë e shëndoshë edhe për LDK-në”.
Abdullahu në Zona B të Klan Kosovës tha se LDK duhet të jetë e kujdesshme në veprime për shkak të raportit të Kosovës me Serbinë dhe ndërkombëtarët.
“Është e rëndësishme se çka po ndodh me dialogun, Serbinë dhe kërkesat emergjente të ndërkombëtarëve. Këto mund ta prolongojnë punën e zgjedhjeve të LDK-së. Koalicioni aktual shpreson që LDK-ja mund të hyjë në zgjedhje menjëherë dhe të ketë konfrontime të vrazhda sikurse që ka pasur më herët që të shkojë në zgjedhje të përgjithshme. LDK duhet të jetë shumë e kujdesshme në raport me Serbinë dhe zgjedhjet e përgjithshme për të pasur një lider”.
“Lideri i ardhshëm i LDK-së apo ai aktual që mund të jetë i ardhshëm duhet të bëjë ndërlidhje gjeneratash sepse është parti e vjetër dhe ka një numër të madh veprimtarësh që edhe në moshë janë të shtyrë, ka anëtarë që sapo kanë ardhur dhe ka edhe të moshës së mesme”.
Abdullahu gjithashtu ka thënë se LDK-ja duhet të vazhdojë traditën dhe që në krye ta ketë një intelektual.
“Isa Mustafa ka bërë një ndërlidhje të gjeneratave, çdo kandidat i mundshëm i LDK-së të mos e prish këtë balancë. Kandidati është e udhës që ta vazhdojë traditën, që të jetë një intelektual, s’po e specifikoj akademik apo doktor por të jetë intelektual. Nëse është intelektual i fiton zgjedhjet. Në njëfarë mënyre është edhe borxh edhe obligim që kandidati të jetë i tillë për shkak të partisë. Por, kjo nuk është e domosdoshme, jo detyrimisht duhet të jetë. Duhet të jesh i kalibrit që anëtarësia e LDK-së e meriton”.
Abdullahu tha se është ende herët për të komentuar kandidatët e mundshëm të Lidhjes Demokratike pasi që ata duhet të japin ide të reja dhe të ilustrojnë kadidaturën.
“Ne duhet të presim që të jemi korrekt sa i përket ilustrimit për një kandidaturë. Nëse ne nuk kemi dy tre vetë kandidatë për të analizuar. Duhet të presim, ende kohë që ata të reflektojnë dhe të shprehin ide. Ide të e reja janë shumë të rëndësishme, mendoj që aty ka ide të reja. Më parë e dëgjuam një ide kur u tha se ushtria e Kosovës duhet të jetë e rregullt. LDK-ja mund të vijë me ide të kësaj natyre”.
LDK-së i duhet lider që e çon Kosovën drejt Europës. Vetë LDK-ja i duhet Kosovës, pasi është parti e madhe. Është e rëndësishme që LDK-ja të mos përçahet. Ajo duhet t’i shtyjë proceset drejt integrimeve evropiane, është vitale që të jetë pjesë e dialogut me Serbinë. Nëse këto zgjedhje nuk e ndihmojnë procesin e dialogut atëherë le të shtyhen pak”.
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...