Abdullahu: Haziri duket se ka marrë detyrë ta bëjë Isa Mustafën president, e vetë ta marrë kreun e LDK-së

23:07 | 4 Nëntor 2019
Arbresh.info

Analisti Faton Abdullahu ka thënë se LDK dhe Vetëvendosje kanë pasur gati qasje armiqësore ndaj njëra tjetrës në të kaluarën dhe sipas tij edhe tash mund të ketë pika ku nuk pajtohen.

Abdullahu në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se këto dy parti nuk po nxitojnë të shpalosin tamat e vështira deri në certifikim të rezultatit pasi sipas tij kanë frikë se kjo gjë mund të kishte ndikime tjera.

Ai ka thënë se LDK-ja ka përfituar nga votat e Vjosa Osmanit, por sipas tij tash kjo e fundit nuk po vendos edhe pse është nënkryetare.

“Lutfi Haziri, siç po duket e ka për detyrë të bëjë president kryetarin e LDK-së, e në një të ardhme pse të mos llogarisë për vete për këtë post”, tha Abdullahu, përcjell Telegrafi.

Abdullahu ka thënë se qytetarët nuk kanë dashur të shohin Vjosa Osmanin në rol dytësor, por sipas tij kjo nuk po ndodh pas zgjedhjeve.

Ndërsa për Vetëvendosjen ai ka thënë se ata kanë një organizim hierarkik vertikal dhe nuk do të kenë probleme të natyrave që ka LDK-ja, por thotë se në raport me ndërkombëtarët mund të dalin probleme.

“Por vetë natyra e Vetëvendosjes, si e njohim ne a mund të shfaqë probleme në raport me ndërkombëtarët dhe vet LDK-në…? A do t’i qaset Vetëvendosje dialogut si ka thënë deri tani, apo a do t’iu qaset raporteve me komunitetin serb si ka vepruar deri tani?”.

Nga ana tjetër analisti Ernest Luma ka thënë se jo vetëm LDK po tejkalon disa gjerë që po futet në koalicion me Vetëvendosjen por sipas tij edhe kjo e fundit po tejkalon vetveten që po futet në koalicion me LDK-në.

“LDK nuk duhet të ndjehet shumë komode. Duhet dhënë rasti njerëzve që kanë fituar vota të ndërtojnë qeveri bashkë me Vetëvendosjen dhe të ecin para. Zoti Haziri dhe garda e vjetër po i pengojnë proceset në LDK”, tha Luma.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme