Abdullah Hoti: Është dëm i madh hapja e dilemave se a duhet të ndërtohet rrjeti që i mundëson Kosovës qasje në gaz

16:34 | 19 Shtator 2021
Arbresh.info

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, vlerëson se është dëm i madh dilemat se a duhet të ndërtohet rrjeti që i mundëson Kosovës qasje në gaz.

Hoti tha se në Qeverinë Mustafa dhe as në qeverinë që e ka drejtuar nuk ka pasur dilema asnjëherë sa i përket bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Është dëm i madh hapja e dilemave se a duhet të ndërtohet rrjeti që i mundëson Kosovës qasje në gaz.

Në Qeverinë Mustafa të viteve 2014-2017 janë plotësuar kushtet që Kosova të bëhet pjesë e MCC-së. Dhe ka disa vite që MCC, bashkë me institucionet e Kosovës, ka bërë studimet e nevojshme për diversifikimin e resurseve energjetike, përfshirë edhe furnizimin me gaz.

Gjatë kohës sa kam qenë kryeministër, kemi finalizuar listën e projekteve për tu përfshirë në financimin nga MCC, e cila është bazuar në studimet e parafizibilitetit. Në këtë listë ka qenë i përfshirë edhe rrjeti për qasje në gaz në Maqedoninë e Veriut. “, tha ish-kryeministri i Kosovës në një postim në Facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme