Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizituar lagjen e qytetit të Prizrenit, Arbanë e fshatin Gjonaj.
Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se njerëzit që ka takuar ishin të mrekullueshëm e që presin dhe meritojnë më mirë, shkruan Arbresh.info
Kreu i LDK-së thekson se anekënd Kosovës, e me çdo dorështrëngim, Lidhja po forcohet, dhe Rruga e Re po vjen, e me të po kthehet edhe shpresa për Kosovën.
Postimi i tij:
Komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarë si pjesën më të rëndësishme të angazhimit tim – e vazhdova sot në lagjen e qytetit të Prizrenit, Arbanë e fshatin Gjonaj. Njerëz e familje të mrekullueshme që presin e meritojnë më mirë.
Përkundër sfidave të përbashkëta, ata në punën e tyre të përditshme nuk e humbasin asnjëherë shpresën për një jetë më të mirë. Këtë e ofroj unë dhe ekipi im. Sepse nën udhëheqjen tonë, asgjë nuk vjen para mirëqenies së qytetarëve tanë! Sepse shpresa që kërkon ndryshimin gjithmonë e gjen rrugën – e Rruga e Re është rruga e vetme për Kosovën që duam.
Anekënd Kosovës, e me çdo dorështrëngim, Lidhja jonë po forcohet. Rruga e Re po vjen, e me të po kthehet edhe shpresa për Kosovën.
Qytetet evropiane që janë magjike për Krishtlindje
Sfida e “Supermenit” në TikTok, Komuna e Lipjanit iu bën thi...
Vdes një 80-vjeçar si pasojë e zjarrit në një banesë në Shko...
Pesë mënyra natyrale për të luftuar infeksionet e traktit ur...
Të lindurit nën këto tre shenja të zodiakut adhurohen nga të...
“100% ka me dalë nga shtëpia”, për cilin banorë e ka fjalën ...