Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nëpërmjet një videomesazhi në Facebook ka ripërsëritur dhjetë propozimet e këtij subjekti politik për zbutjen e krizës energjetike, të cilat ditë më parë i paraqitën në një konferencë për media dy deputetët Hykmete Bajrami dhe Besian Mustafa.
Abdixhiku i ka bërë thirrje Qeverisë që t’i marrë parasysh propozimet e LDK-së dhe të bashkëpunojë me opozitën për të gjetur forma për kursimin e energjisë elektrike.
“Qeveria në vazhdimësi është dëshmuar e pavullnetshme dhe e paaftë të veprojë në kohë. Ajo ka pasur një vit të plotë për t’u përgatitur për dimrin në vijim, por gjendja sot është e njëjtë si një vit më parë”, ka theksuar Abdixhiku.
Ai më pas ka paraqitur pikat e LDK-së ndër të cilat përfshihen: Paketa e re e subvencionimit për çdo familje kosovare; Ekzekutimi mjeteve të zotuara nga viti paraprak; Rishikimi tarifave diskriminuese të tanishme; Kontrata afatgjate furnizimi; Heqja e TVSH-së në të gjitha faturat e energjisë; Asistimi i familjeve kosovare në sigurimin e përballueshëm të resurseve alternative të ngrohjes; Riparimi i Bllokut A5 në KEK.
Kreu i LDK-së po ashtu ka kritikuar Qeverinë që ende nuk e ka një plan konkret të kursimit të energjisë./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...